Sinjali 97 – PARALAJMERIM PËR DREJTIM TË DETYRUAR NGA E MAJTA

Autoshkolla Sinjalet e Detyrimit 97

PARALAJMERIM  PËR  DREJTIM  TË  DETYRUAR  NGA  E  MAJTA
 
 
 
PARALAJMERIM  PËR  DREJTIM  TË  DETYRUAR  NGA  E  MAJTA
Sinjali numër. 97 Paralajmërim për drejtim të detyruar nga e majta. Është një
paralajmërim për drejtim të detyruar që është dhe drejtimi i vetëm i lejuar. Gjendet në njëfarë largësie nga kryqëzimi (si në rrugët me një drejtim lëvizjeje ashtu dhe dhe në ato me dy drejtime lëvizjeje për qarkullimin) dhe detyron (jo menjëherë por mbas një copë rrugë) të kthehesh nga e majta në kryqëzim dhe paralajmëron

edhe që në kryqëzim nuk është e lejuar të vazhdosh drejt apo të kthehesh nga e djathta : Mund të shoqërohet edhe me një sinjal plotësues që tregon largësinë ku fillon detyrimi (fig 121). Është gabim të thuhet që sinjali tregon një kthesë, apo një drejtim hyrje në autostradë apo një kalim të detyruar (kalimi i detyruar fig.102 kërkon praninë e një pengese të cilës duhet t’i shmangemi dhe jo të një kryqëzimi ku duhet të kthehemi e të lëmë pas rrugën ku
ishim).
 
_____________________________


– Autoshkolla – 
Sinjalet rrugore, Sinjalet Vertikale, Sinjalet e Detyrimit
Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Sinjali 97 – PARALAJMERIM PËR DREJTIM TË DETYRUAR NGA E MAJTA" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sinjali-97-paralajmerim-per-drejtim-te-detyruar-nga-e-majta