Sipërfaqe e hapur
(Term – Mjedisor)
Sipërfaqe e hapur
(anglisht: Open space)
✦ Një sipërfaqe e hapur është kryesisht një zonë e pandërtuar, zakonisht me bimësi. Kryesisht, sipërfaqet e hapura gjenden në rrethinat e zonave të banimit, por janë gjithashtu pjesë integrale e strukturave të vendbanimeve, pasi ato janë thelbësore për funksionimin e duhur të ekuilibrit natyror, për përdorimin e pasurive natyrore dhe llojshmërisë, për karakterin e spikatur dhe bukurinë e peizazhit. Sipërfaqet e hapura mund të kryejnë funksione të ndryshme ekologjike si zbutja e klimës, higjiena e ajrit, pakësimi i zhurmës, mbrojtja e habitateve, ekuilibri ujor dhe çlodhja.
[cite]