Smog
(Term – Mjedisor)

Smog
(anglisht: Smog)

✦ Bashkim i qëndrueshëm i tymit dhe i mjegullës, që ndodh në kushte meteorologjike të caktuara në qytete të mëdha ose zona me shumë industri. Shkakton ndotjen e ajrit. Rreziku që paraqet smogu shtohet si rezultat i veprimit të rrezeve të diellit mbi produktet e djegies së lëndëve të djegshme që ndodhen në ajër, sidomos mbi dyoksidin e squfurit, oksidin e azotit dhe mbi gazet e shkarkimit të automjeteve. Tym shqetësues dhe i dukshëm i shkaktuar nga efekti i diellit në ndotës të caktuar në ajër (fotokimik) dhe veçanërisht të ndotësve prej transportit (gazet e makinave) dhe industrisë. Gjithashtu mund të jetë një përzierje e mjegullës, tymit dhe mbetjeve të gazta.

Portali — Mjedisi

[cite]