Spazma hemifaciale
(Term neurologjik – Mjekësia)
Kjo gjendje karakterizohet nga kontrakcionet sinkrone, irregulare, të shpejta dhe shkurta të të gjithë muskujve të mimikës të inervuar nga nervi facial i njërës anë të fytyrës, pjesërisht duke përfshirë edhe platysmën. Shkaktari i zakonshëm është irritimi i rrënjës së nervit facial nga ndonjë enë e përdredhur e gjakut distalisht nga vendi i daljës nga ponsi, kështu intervenimi neurokirurgjik me dekompresion mikrovaskular është shumë i suksesshëm. Shume rrallë shkaktohet nga glioma e trungut truror. Simptomatologjikisht mund të trajtohet me antikonvulzant si Carbamazepinë ose me injektim të toksinës botulinike.
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
[cite]