Sterilizim

Sterilizim
(Term – Mjedisor)

Sterilizim
(anglisht: Sterilization)

✦ Asgjësim i plotë i të gjitha mikrorganizmave dhe sporeve përkatëse në produktet ushqimore, përgatesat farmaceutike, instrumentet kirurgjike, materialet lidhëse etj. Sterilizimi përgjithësisht kryhet me mjete fizike, prej të cilave më shpesh përdoret nxehtësia (#120°C). Realizohet me anë të ujit të valuar, përpunimit me avuj uji nën trysni në autoklavë, me ajër të thatë në dollape tharëse (termostat) etj. Mjete të tjera fizike janë rrezet ultravjollcë, infrakuqe, filtrimi sterilizues etj.

Portali — Mjedisi

[cite]