Tokë pyjore ose tokë tjetër me drurë

Tokë pyjore ose tokë tjetër me drurë
(Term – Mjedisor)

Tokë pyjore ose tokë tjetër me drurë
(anglisht: Forest and other wooded land)

✦ Klasifikimi i pyjeve dhe i tokës tjetër me drurë duhet të bëhet pavarësisht nga karakteristikat e tokës (p.ash. pylli në një zonë të lagët duhet të klasifikohet te pyjet dhe jo te zonat e lagëta). Pyjet dhe tokat e tjera me drurë të përdorura kryesisht për qëllime bujqësore, të tilla si kullotja, nuk duhen përfshirë në këtë kategori, por te toka bujqësore. Përjashtohen tokat pyjore për prodhim druri. Për këtë qëllim për këtë term jepen shpjegimet e mëposhtme.

Pyll – E gjithë toka me kurorë (dendësia e masivit), e cila zakonisht mbulon më shumë se 20% të zonës dhe në çdo rast më shumë se 10%. Këtu përfshihen: a. të gjitha plantacionet, përfshirë plantacionet me një qarkullim byjqësor, e përdorur në radhë të parë për qëllime pyjore. b. Zona të cilat normalisht formojnë një pjesë të zonës pyjore, të cilat nuk kanë trungje të prerë si rezultat i ndërhyrjes së njeriut apo shkaqeve natyrore, por të cilat priten që heret a vonë të kthehen në pyje. c. Masive të rinj pyjore dhe të gjitha plantacionet e krijuara për qëllime pyjore të cilat nuk kanë arritur akoma një dendësi kurore më të madhe se 20%. d. Rruga pyjore, shtigje të pastruara, rrip toke i zhveshur dhe zona të tjera të vogla e të hapura, si edhe fidanishte që përbëjnë një pjesë integrale të pyllit. e. Pyll në parqet e rezervatet natyrore. f. Zona me pemë për t’u mbrojtur nga era dhe në formë brezi të shtrira në një sipërfaqe më të madhe se 0.5 ha. Nuk parashihen: a. pemët në gërxhe dhe kufinj, pemët e shpërndara, pemë të tilla si drurët frutorë, pemët në parqet e lulishtet e qytetit. b. Zonat që nuk plotësojnë kushtet e një pylli të përshkruar më lart, edhe në rastet kur ato administrohen nga një autoritet pyjor.

Portali — Mjedisi

[cite]