Trajtim i mbetjeve
(Term – Mjedisor)
Trajtim i mbetjeve
(anglisht: Treatment of waste)
✦ Procesi i projektuar për të ndryshuar karakterin ose përbërjen fizike, kimike, biologjike të mbetjeve për t’i neutralizuar ato, për t’i shndërruar në jo të rrezikshme, të sigurta për t’u transportuar, rigjeneruar apo magazinuar ose për t’i pakësuar ato në vëllim. Një mbetje e veçantë mund t’i nënshtrohet më shumë se një trajtimi. Edhe aktivitetet e reciklimit për qëllimin e mbrojtjes së mjedisit përfshihen në këtë term. 1. Trajtimi i mbetjeve të rrezikshme – Përfshin proceset e trajtimit fizik/kimik, termik, biologjik, trajtimin e mbetjeve radioaktive në nivelin e standardeve dhe çdo metodë tjetër trajtimi. 2. Trajtimi i mbetjeve jo të rrezikshme – Përfshin proceset e trajtimit fizik/kimik, djegien, trajtimin biologjik ose çdo metode tjetër trajtimi.