Tregues mjedisor
(Term – Mjedisor)
Tregues mjedisor
(anglisht: Environmental Indicators)
✦ Treguesit e përdorur për të përcaktuar se si gjendja aktuale e mjedisit ndryshon prej standardeve të cilësisë së mjedisit. Ato ndihmojnë në nxjerrjen e përfundimeve prej të dhënave të mbledhura në sistemet e informacionit, si një bazë për hartimin e politikave mjedisore. Treguesit mjedisor mund të përdoren për të: o Përshkruar gjendjen aktuale të mjedisit o Diagnostifikuar problemet ekzistuese mjedisore o Parashikuar problemet e ardhshme o Vendosur për kapacitetin mbajtës të ekosistemeve dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre o Dhënë informacion për publikun dhe për të përmirësuar ndërgjegjësimin mjedisor o Vlerësuar masat e planifikimit dhe të politikave o Monitoruar suksesin e përpjekjeve për të zvogëluar ndotjen. Disa tregues mund t’i referohen substancave (p.sh. potencialeve të shkarkimeve të oksideve të azotit) ndërsa të tjerët mund të japin informacion strukturor.