Troposferë
(Term – Mjedisor)
Troposferë
(anglisht: Troposphere)
✦ Shtresa e atmosferës më e afërta e sipërfaqes së tokës, me trashësi rreth 8 km ndërsa në Ekuator rreth 15 km. Kjo është shtresa me koncentrim më të lartë të ndotësve, laboratori i vërtetë i atmosferës në të cilin pandërprer zhvillohen reakcione kimike midis ndotësve dhe midis përbërsve normal të ajrit. Këto reakcione janë më intenzive në shtresën më afër tokës, disa qindra metra, me çrast mund të krijohen ndotës dytësor shpesh më helmues se sa ndotësit parësor. Kështu kjo shtresë e atmosferës, e cila për organizmat e gjallë është me rëndësi të veçantë, është me shkallën më të lartë të ndotjes.
[cite]