Tumoret e mushkërive

A. Epidemiologjia
1. Kanceri i mushkërive është kanceri i dytë për nga shpeshtësia, dhe i pari për nga numri i vdekjeve.
2. Në grafi kanceri shihet vetëm kur është mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkërive ka arritur madhësinë 1 cm zakonisht ka arritur të japë metastaza; prandaj grafitë nuk janë të mira për zbulimin e hershëm të kancerit mushkëror.
3. Shenjat dhe simptomat: kollë, hemoptizi, ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus recurrens), humbje peshe, pneumoni të shpeshta.

B. Kanceret e parenkimës mushkërore
1. Llojet.

Tabela 1. Kanceret e parenkimës mushkërore.

Kanceri Tiparet
Adenokarcinoma ·  Kanceri më i shpeshtë në joduhanpirësit.

·  Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës.

·  Gjendet në ciaktricet e mushkërisë.

·  CEA përdoret për të parë si po shkon trajtimi; CEA nuk përdoret për zbulimin e adenomarcinomës sepse ka specificitet të ulët.

Karcinoma bronkoalveolare ·  Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës.

·  Nuk ka lidhje me duhanin.

·  Histologjikisht shihen ca si alveola të rrethuar me qeliza kuboide (jo të sheshta).

Karcinoma me qeliza të mëdha ·  Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës.

·  Ky është kancer shumë agresiv, anaplastik.

·  Prognoza është e keqe.

Karcinoma me qeliza skuamoze ·  Masë në hilum, me zanafillë bronkiale.

·  Shkaktohet nga duhani.

Karcinoma bronkogjene ·  Shkakton hiperkalcemi sepse sekreton PTHrp (PTH related peptide).
Karcinoma me qeliza të vogla ·  Zakonisht gjendet në filum.

·  Kur vihet diagnoza tumori shpesh i ka dhënë metastazat.

·  Prognozë shumë e keqe.

·  99% e atyre që e kanë këtë kancer janë duhanpirës.

·  Sekreton hormone: (i) mund të sekretojë ACTH; (ii) mund të sekretojë ADH.

Tumori karcinoid bronkial ·  Sindromi karcinoid = sekretim i serotoninës (5-HT).

·  Shenjat/simptomat: diare, skuqje, sëmundje karcinoide e valvulave të zemrës, tinguj fishkëllyes në mushkëri.

·  Diagnoza: Në urinë shihet nivel i rritur i 5-HIAA (metabolit i 5-HT).

·  Methysergidi përdoret gjatë trajtimit sepse është antagonist i 5-HT.

Limfangioma/leiomioma ·  Tumor i muskulaturës të lëmuar, shkakton bllokim të bronkiolave.

·  Haset pothuaj gjithmonë në gratë që nuk kanë arritur menopauzë.

·  Prezantimi klasik: pneumotoraks.

·  Trajtimi: progesteron ose transplant i mushkërive.

2. Trajtimi:
a. Kanceri me qeliza të vogla trajtohet me rrezatim dhe kemoterapi.
b. Kanceri e tjera: (i) lokalisht bëhet operacion dhe rrezatim; (ii) metastazat trajtohen me rrezatim dhe kemoterapi.

C. Të tjera sindroma kanceroze
1. Tumori i sulkusit superior (pancoast tumor).
a. Sindromi Horner: ptozë, miozë, anhidrozë; shkaktohet nga dëmtimi i nervit/ganglionit simpatik në qafë.
b. Sindromi i venës kava superiore: vena kava shtypet, bllokohet nag tumori dhe si pasojë shkaktohet fryrje e venave të qafës, enjtje e fytyrës, cianozë.
2. Karcinoma me qeliza të vogla shkakton një sindromë me dobësi muskulare që njihet si sindroma Lambert-Eaton; mekanizmi është prodhimi i antitrupave kundër kanaleve presinaptikë të kalciumit; klinikisht ngjan me miasteninë grave.
3. Metastazat mushkërore të kancerit të veshkave mund të shkaktojnë policitemi nqs prodhojnë eritropoetinë.

Mjekësi e përgjithshme

[cite]