Ujë i ëmbël
(Term – Mjedisor)
Ujë i ëmbël
(anglisht: Fresh water)
✦ Ujë i cili, ndryshe prej ujit të kripur, nuk përmban në tretësirë klorure në sasi të atillë që e bëjnë të papërshtatshëm për t’u pirë (zakonisht përmban më pak se 1% kripëra të tretura). Nga pikëpamja e fortësisë ujë i ëmbël quhet uji me fortësi më të vogël se 2,8 mg-ek/l. Nganjëherë termi ujë i ëmbël përdoret si sinonim për termin ujë i pijshëm. Uji i ëmbël gjendet si i tillë në natyrë, ose mund të përftohet prej ujit të kripur me anë procesesh të ndryshme përpunimi, p.sh. me shkripëzim.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Ujë i ëmbël" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/uj%c3%ab-i-%c3%abmb%c3%abl