Vulgata
Vulgata quhet përkthimi i Dhiatës së Vjetër nga Jeronimi, i cili u bë versioni zyrtar i Kishës Latine. Teksti biblik i përkthyer prej tij ishte shumë i përafërt me origjinalin dhe do t’i kushtonte atij 15 vjet punë kolosale. Tradita thotë që pesë herë e ndërpreu punën e përkthimit, duke e parë atë si të pamundur, por të pesta herët ju shfaq Shën Maria duke e inkurajuar.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]