Zhgazim
(Term – Mjedisor)
Zhgazim
(anglisht: Degasify)
✦ Largim ose shpërbërje e lëndëve helmuese (të gazta, të lëngëta etj.) prej objekteve dhe prej vendeve të infektuara. Kryhet me mënyra fizike (larje me tretës ose avullim), mekanike dhe kimike (reaksione kimike me lëndët helmuese), duke përdorur mjete dhe makina të posaçme. Ndër lëndët kimike që përdoren më shpesh për zhgazim janë gëlqerja klorike, hipokloritet e kalciumit, kloraminat, soda dhe uji amoniakor. Zhgazimi si nocion ka lindur në kohën e Luftës së Parë Botërore, kur lëndët helmuese u përdorën gjerësisht në fushën e luftës.
[cite]