Zhvillim i qëndrueshëm

Zhvillim i qëndrueshëm
(Term – Mjedisor)

Zhvillim i qëndrueshëm
(anglisht: Sustainable development)

✦ Integron zhvillimin dhe ruajtjen e burimeve natyrore. Zhvillimi i qëndrueshëm merr në konsideratë faktorët socialë, ekologjike dhe ekonomike, bazën e burimeve jetësore e jo jetësore, si edhe avantazhet e disavantazhet e veprimeve alternative. Zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes, pa rrezikuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre; krijimi i pasurisë pa shkatërruar planetin për brezat e ardhshëm. Zhvillim i Qëndrueshëm është, sipas përkufizimit të Komisionit Bruntland (1987), “zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes pa rrezikuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre.”

Portali — Mjedisi

[cite]