Zinxhiri i ushqimit
(Term – Mjedisor)
Zinxhiri i ushqimit
(anglisht: Food links)
✦ Zinxhirët e ushqimit në ekosisteme janë të rregulluar ashtu që përbëhen nga seri hallkash, ku secila hallkë më e lartë në zinxhir, grabitësi, varet nga ajo që ka pozitë më të ulët (viktima, gjahu) prandaj edhe kështu vendosen marrëdhëniet midis grabitësit e gjahut. Në piramidën e këtillë trofike të formuar, secila hallkë paraprake ka bazë më të gjërë (numër më të madhë). Hallkat fillestare në ekosistemet tokësore dhe ujore janë bimët për të cilat lidhen bimëngrënësit, ndërsa në to, në zinxhirin e ushqimit, mbështeten mishëngrënësit e rendit të parë, pastaj mishëngrënësit e rendit të dytë dhe n-rendit. Ndotësit e mjedisit jetësor mund të barten me zinxhirët e ushqimit, ndërsa në princip koncentrimi i tyre rritet për çdo shkallë trofike më të lartë.