Çfarë janë mineralet

Mineralet janë kombinime elementesh kimike. Elementet kimike janë të përbëra nga molekula, këto nga atome dhe, së fundi, atomet janë të përbëra nga grimca shumë të vogla të ngarkuara elektrikisht, aq të vogla sa në një vëllim sa një majë gjilpëre do të gjendeshin miliarda prej tyre. Elementet kimike në tërësi janë rreth njëqind, por shumë prej tyre janë mjaft të rralla, Të kombinuara në mënyra të ndryshme, këto elemente formojnë 1500 deri në 2000 lloje të ndryshme mineralesh. Pjesa më e madhe e mineraleve janë të formuara nga kombinimi i pak elementeve.
Akulli, që është një mineral, përbëhet nga hidrogjeni dhe oksigjeni; kalcitet (përbërësit më të rëndësishëm të shkëmbit gëlqeror) janë të përbëra nga kalciumi, karboni dhe oksigjeni; karnotiti, mineral nga i cili nxirret uraniumi, është formuar nga pesë elemente: nga kaliumi, uraniumi, oksigjeni, vanadiumi dhe hidrogjeni. Askush nuk e di se si janë formuar në fillim elementet, atëherë kur u krijua sistemi Diellor. Askush nuk mund të thotë se përse numri i elementeve duhet të jetë rreth njëqind dhe jo njëmijë, por dimë se sa minerale janë formuar në të kaluarën dhe sa janë duke u formuar tani.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]