Bargjaku

Bargjaku

(latinisht: Lythrum salicaria, familja Lythraceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet prej majash të lulëzuara, të thara të bargjakut i cili është bimë e zakonshme tek ne në zonat fushore buzë vijave me ujë. Lulëzon qershor-tetor. Droga përdoret në diarre që shoqërohen me humbje të tonusit të zorrëve; si qetësuese; kundër hemorragjisë; në dizenterinë bacilare. Ka veti të lehta antibiotike prandaj përdoret dhe në gastroenterit, në tifo dhe në dizenteri.

Përgatitja:
30-40 gr drogë e grimcuar hidhen në 1 litër ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe lihet për 15 minuta, pastaj çaji kullohet nëpërmjet një nape. Pihen 300-500 gr çaj në ditë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ I, Manfred Heyde, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=2348014

[cite]