Bari i shpretkës

Bari i shpretkës

(latinisht: Verbena officinalis, familja Verbenaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e barit të shpretkës (emra të tjerë: sporisi mjekësor, përvasheni (përvashëza), latinisht Verbena officinalis, familja Verbenaceae), i cili është bimë e zakonshme në vende barishtore, djerrina e buzë kanaleve të zonave të ulëta. Lulëzon nga pranvera në vjeshtë.Droga është pak helmuese. Përdoret si mjet fuqizues; si ekspektorant; kundër gurëve të mëlçisë së zezë e të veshkave, kundër reumatizmit, shiatikut, artritit, nevralgjisë dhe zmadhimit të shpretkës.

Përgatitja:
3-4 lugë gjelle me drogë të grimcuar hidhen në gjysmë litri ujë të zier. Ena mbulohet me kapak, lihet gjysmë ore, pastaj lëngu kullohet. Pihen 3 filxhanë kafeje në ditë. Ky çaj mund të përdoret për gargarë në mahisjet e gojës, të bajameve si dhe për shpëlarjen e plagëve.
Kundër zmadhimit të shpretkës dhe dhembjeve nga reumatizmi përgatitet në formë llapaje si vijon: në një enë hidhet një grusht me bar të freskët të grimcuar në formë qulli. Shtohet pak uthull dhe përmbajtja përzihet duke e ngrohur lehtë deri sa uthulla të avullohet. Masa që ngelet mbështillet në një copë lecke dhe vihet e ngrohtë në vendin e dhembjes. Ruajtja: Në vende të thata droga e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Robert Flogaus-Faust [CC 4.0 (https://creativecommons.org/licenses/by/4.0)], from Wikimedia Commons

[cite]