Gjarpër mjekësor

Gjarpër mjekësor

Gjarpër mjekësor

(latinisht: Ceterach officinarum Lam. et DC, familja Polypodiaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e fierit gjarpër mjekësor ose bar gjarprit, që takohet nëpër shkëmbinj dhe mure , me pakicë. Droga përdoret si qetësuese, ndihmëse kundër kollës dhe acarimeve të rrugëve të frymëmarrjes; nxit urinimin tek të sëmurët që vuajnë nga mbajtja e vazhdueshme e urinës dhe nga prania në këtë të fundit të oksalateve dhe të acidit oksalik.

Përgatitja:
10 gr drogë e grimcuar zihen për 30 minuta në një gotë me ujë në një enë të mbyllur me kapak. Lihet 15 minuta në qetësi dhe pastaj çaji kullohet e pihet gjatë ditës. Ruhet në vene të thata , deri në 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ © Hans Hillewaert, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=10180200

[cite]