Gjembardha
Gjembardha
(latinisht: Eryngium campestre L., familja Umbelliferae)
Përdorimi:
Droga përbëhet nga rrënjët e thara të gjembardhës, e cila është bimë e rrallë në toka të thata ranore të zonave fushore. Droga-rrënjë ka veti të rrisë të urinuarit, për këtë këshillohet në gurët urinarë, kundër rërës, në disa sëmundje të lëkurës etj.
Përgatitja:
5 lugë gjelle me rrënjë të grimcuara hidhen në një enë të zinkuar ku zihen për 5-10 minuta, me 6 gota ujë. Pastaj lëngu kullohet dhe pihet me gota gjatë ditës. Ruhet në vende të thata deri në 2 vjet.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Isidre blanc – Own work, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=37918095