Lakra e bardhë

Lakra e bardhë

(latinisht: Brassica oleracea var. capitata)

Përdorimi:
Ndihmon veprimtarinë e qelizave të mëlçisë, pengon dhjamosjen e tyre; pakëson kolesterolin në gjak; ka veti rigjeneruese dhe anti-ulçeroze. Prandaj përdoret dhe në ulçerat që vijnë nga sekretimi i kufizuar i stomakut.

Përgatitja:
Lakrës së freskët i shtrydhet lëngu i cili pihet në sasi ½-1 gotë çaji, 2-3 herë në ditë para ushqimit. Ose sallata e lakrës së freskët konsumohet para ushqimit (në çrregullimet e mëlçisë, të fshikëzës, zorrëve, ulcera, verdhëza).
Gjethet e freskëta të lakrës vendosen mbi kyçet e sëmura nga artriti. Ose: gjethe të shtypura të lakrës përzihen në pjesë të barabarta me ujë dhe me lëng limoni dhe vihen në formë llapaje mbi kyçet e sëmura nga artriti (pakëson ënjtjet dhe dhimbjet).
Njësoj përdoret dhe për plagë. Lakra e shtypur dhe e përzier me të bardhë veze rekomandohet dhe për mjekimin e plagëve nga djegia.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ KENPEI (KENPEI’s photo) [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html), CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/) or CC BY-SA 2.1 jp (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/2.1/jp/deed.en)], via Wikimedia Commons

[cite]