Lajthia

Lajthia

(latinisht: Corylus avellana, familja Corylaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga gjethet dhe lëvorja e degëve të reja, të thara të lajthisë. Droga qetëson zorrët, ka efekt diuretik, efekt rrudhës, ngushton enët e gjakut etj. Këshillohet në sëmundje të aparatit tretës, në infeksione urinare, në diarre, variçe, hemorroide, hemorragji nga hunda etj.

Përgatitja:
Gjethet: 2 lugë kafeje me gjethe të copëtuara hidhen në 1 filxhan çaji me ujë të sapozier, lihet të ftohet. Kullohet, pihet. Merren 2-3 doza të tilla në ditë.
Lëvoret: 2 lugë kafeje me drogë të copëtuar hidhen në 1 filxhan çaji ujë, përzierja zihet 5 minuta, pastaj lihet të ftohet. Çaji kullohet. Përdoren 2 doza në ditë, deri në shërim. E ruan veprimin për 18 muaj.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Isidre blanc – Own work, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=37877064

[cite]