Likopësi

Likopësi

(latinisht: Lycopus europaeus, familja Labiatae)

Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e lulëzuar dhe e tharë e likopësit përdoret si drogë. Është bimë e zakonshme nëpër vende me lagështi dhe kanale. Lulëzon në qershor-tetor. Përdoret si sedativ. Ka efekt pasi përdoret për një kohë të gjatë, për disa muaj rresht nëse është e nevojshme. Nuk është e dëmshme edhe kur përdoret për një kohë të gjatë.

Përgatitja:
1-2 lugë çaji me drogë të grimcuar hidhen në 1 filxhan çaji ujë të sapozier. Lihet 15 minuta duke e përzier herë pas here. Lëngu kullohet dhe pihet. Merren 1-2 doza në ditë. Ruhet deri në 18 muaj në vende të thata dhe të ajrosura.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Kristian Peters — Fabelfroh 11:32, 3 December 2005 (UTC) [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/)], from Wikimedia Commons

[cite]