Limoni

Limoni

(latinisht: Citrus limonum, familja Rutaceae)

Përdorimi:
Përdoren frytet e freskëta dhe lëvoret e thara të limonit. Limoni (lëngu)përdoret në sëmundjen e skorbutit, të gushës akute dhe kronike, në reumatizmin artikular; kundër dhembjes së kokës; dhembjeve nevralgjike; për uljen e temperaturës së lartë, sidomos kur kjo shoqërohet me etje dhe me pakësimin e urinimit. Gjithashtu përdoret në formë gargare për lyerjen dhe shpëlarjen e gojës në raste të pezmatimit të saj dhe të fytit; kundër tensionit të lartë dhe arterosklerozës merren disa kokrra në ditë.

Përgatitja:
Për mjekim përdoret lëngu i 1-3 limonave të shtrydhur. Lëvoret e fryteve përdoren në formë tinkture, e cila përgatitet në këtë mënyrë: 50 gr lëvore hidhen në 100 gr alkoole, lihen 8 ditë, pastaj lëngu filtrohet. Pihen 20 pika tinkturë 3 herë në ditë, me pak ujë, pas ushqimit, për të lehtësuar tretjen.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Petar43 – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=29301253

[cite]