Lulelepuri
Lulelepuri
(latinisht: Pulmonaria officinalis, familja Boraginaceae)
Përdorimi:
Pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e lulelepurit përdoret si drogë. Lulelepuri është bimë që gjendet në pyje e shkurre të zonës alpine dhe subalpine. Lulëzon në mars-maj. Qetëson pezmatimet, kollën, rrit aftësinë mpikëse të gjakut, ndihmon sekretimin e lëngjeve nga organizmi. Prandaj përdoret si ekspektorant, në bronshit, në sëmundje të mushkërive dhe në menstruacione të vështira. Lulelepuri përdoret si diuretik. Ka aftësi të ripërtërijë indet e humbura, prandaj përdoret për mjekimin e plagëve të ndryshme.
Përgatitja:
1-2 lugë supe me drogë të grimcuar hidhen në 1 enë me ½ litër ujë të sapozier. Lihet të rrijë 15 minuta, kullohet dhe pihet gjatë ditës. Veprimin e ruan për 2 vjet.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Kpjas [CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons