Luleshtrydhe

  Bimë, Bimë Mjekësore

Luleshtrydhe

Luleshtrydhe

(latinisht: Fragaria vesca, familja Rosaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga gjethet e thara të luleshtrydhes. Lulëzon në maj-qershor. Gjethet e luleshtrydhes përdoren në infeksionet e mukozës së zorrëve që shoqërohen me heqje barku, kundër gurëve të aparatit urinar dhe në sëmundje të veshkave. Nga jashtë çaji i drogës përdoret në kompresa për hemorroide të gjakosura, për shpëlarjen e gojës së infektuar dhe me erë të keqe, kundër ekzemës etj.

Përgatitja:
Në rastet e rënda të heqjes së barkut 100-300 gjethe të njoma (ose 20-60 gr gjethe të thata) hidhen në 1 litër ujë dhe zihen. Lëngu kullohet dhe pihet me lugë gjelle çdo 1 orë. Droga e ruan veprimin deri në 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ AnRo0002 [CC0], from Wikimedia Commons


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Luleshtrydhe":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/luleshtrydhe
"Luleshtrydhe," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018