Melakja

Melakja

(latinisht: Geum urbanum, familja Rosaceae)

Përdorimi:
Rizoma e tharë e melakes ose geumit të qyteteve përdoret si drogë. Bima rritet në vende të freskëta dhe me hije. Lulëzon në maj-qershor. Droga përdoret si dezinfektuese, anestezike e lehtë; për ndalimin e diarresë, kundër fryrjes së zorrëve; për gargarë në pezmatime të zgavrës së gojës; për banja në hemorroide dhe sëmundje të lëkurës.

Përgatitja:
2 lugë çaji me drogë të copëtuar hidhen në ½ gotë ujë. Ena mbulohet me kapak, përzierja zihet 15 minuta, pastaj kullohet dhe pihet. Pihen 2 doza të tilla në ditë; në mëngjes dhe darkë.
Mund të përdoret dhe në formë pluhuri në dozën 2-3 gram drogë e pluhurosur*3 herë në ditë. Ruhet deri në 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Badlydrawnboy22 [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html) or CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons

[cite]