Mareja
Mareja
(latinisht: Arbutus unedo, familja Ericaceae)
Përdorimi:
Gjethet e thata të maresë (koçimares) përdoren si drogë. Është shkurre ose dru deri në 10 metra i lartë. Ka veti rrudhëse dhe antiseptike. Përdoret kundër diarresë, pezmatimit të mëlçisë dhe për dezinfektimin e rrugëve të urinës.
Përgatitja:
20 gr drogë e grimcuar hidhen në 500 gr ujë të sapozier; ena mbulohet me kapak dhe përzierja lihet 15-30 minuta; kullohet. Pihen 3-4 filxhanë kafeje në ditë. Në raste diarreje çaji zihet 10 minuta. Çaji ruhet për deri 18 muaj.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Jozicav [CC BY-SA 3.0 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0)], from Wikimedia Commons
[cite]