Misri

Misri

(latinisht: Zea mays)

Përdorimi:
Mustaqet e misrit nxisin urinimin dhe përdoren në cistitet kronike. Droga ndihmon në tretjen e gurëve të veshkave me përjashtim të gurëve oksalate. Droga shton punën e tëmthit; pakëson hemorragjinë. Të sëmurët nga zemra duhet të kenë kujdes në përdorimin e drogës sepse ajo ngacmon muskulaturën e saj si dhe rrit tensionin e gjakut. Poleni i luleve të misrit përdoret në sëmundje të prostatës.

Përgatitja:
3 gr drogë hidhen në 1 gotë ujë të ftohtë dhe përmbajtja zihet 5 minuta. Lëngu kullohet dhe pihet; erren 2-3 doza të tilla në ditë.
Poleni përdoret në këtë mënyrë: 1 lugë gjelle me polen dhe 1 lugë gjelle me mjaltë përzihen në ½ gotë me ujë mineral. Lëngu pihet 1 herë në ditë, në mëngjes esëll.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Lotus Head from Johannesburg, Gauteng, South Africa (sxc.hu) [GFDL (http://www.gnu.org/copyleft/fdl.html), CC-BY-SA-3.0 (http://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0/) or CC BY-SA 2.5 (https://creativecommons.org/licenses/by-sa/2.5)], via Wikimedia Commons

[cite]