Mjedhra

Mjedhra

(latinisht: Rubus idaeus)

Përdorimi:
Gjethet dhe frytet e thara të mjedhrës (malinë, dredhëzë, manaferrë e butë) përdoren si drogë. Droga rrudh mukozën e zorrëve prandaj përdoret kundër diarresë. Përdoret dhe si diuretike dhe si kolagoge e lehtë. Frytet përdoren për të nxitur djersitjen në rastet me temperaturë që vijnë nga të ftohtët.

Përgatitja:
1 lugë supe me gjethe të thata të grimcuara hidhet në 1 gotë ujë dhe zihet. Merren 1-3 doza të tilla. Çaji i fryteve përgatitet njësoj. Droga e ruan veprimin për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ mako from Kangasala, Suomi (Finland) (wild raspberries) [CC 2.0 (https://creativecommons.org/licenses/by/2.0)], via Wikimedia Commons

[cite]