Rozmarina
Rozmarina
(latinisht: Rosmarinus officinalis, familja labiatae)
Përdorimi:
Gjethet e thara të rozmarinës shërbejnë si drogë. Rozmarina përdoret kundër hipertensionit; në formë gargare për mjekimin e aftës; në formë ekstrakti alkoolik për masazhe të kokës kundër rënies së flokëve. Rozmarina në doza të larta është helmuese. Nuk përdoret në shtatzëni.
Përgatitja:
1 lugë kafeje ose supe me drogë të grimcuar hidhet në një gotë ujë të sapovaluar, mbulohet me kapak dhe përmbajtja lihet 15 minuta. Pihen 3 doza të tilla në ditë. Përdorime të tjera sipas literaturës: përdoret për përmirësimin e memories.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ fir0002 | flagstaffotos.com.au [GFDL 1.2 (http://www.gnu.org/licenses/old-licenses/fdl-1.2.html)], from Wikimedia Commons