Trëndafili i egër
Trëndafili i egër
(latinisht: Rosa canina, familja Rosaceae)
Përdorimi:
Frytet e thara të bimës shërbejnë si drogë. Përdoret kundër heqjes së barkut (si rrudhës), kundër skorbutit (ka vitaminë C), kundër gripit (për shkak të vitaminës C); në pezmatime të rrugëve urinare.
Përgatitja:
Në një gotë ujë për 5-10 minuta valohet një lugë gjelle me fryte të copëtuara. Zierja bëhet e ngadalshme. Çaji pihet menjëherë pas përgatitjes. Gjatë ruajtjes së fryteve të thara, pas 1 viti humbet gjysma e vitaminës C që ato kanë. Çaji kullohet në një napë sepse frytet kanë qime.
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Isidre blanc – Own work, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=37316499