Veshtulla e bardhë

Veshtulla e bardhë

Veshtulla e bardhë

(latinisht: Viscum album, familja Loranthaceae)

Përdorimi:
Degët me gjethe të thara të veshtullës së bardhë shërbejnë si drogë. Veshtulla përdoret kundër hipertensionit; arterosklerozës; për të pakësuar kolesterolin në gjak; kundër albuminurisë së nefritit dhe glomerulonefritit; kundër albuminurisë së shtatzënisë etj.

Përgatitja:
Në formë pluhuri përdoret 1-2 gr drogë e grimcuar 3-4 herë në ditë. Në formë çaji: 8 gr drogë e grimcuar mirë hidhet në ½ litër ujë të ftohtë dhe lihet 1-2 ditë. Lëngu pihet nga 1 gotë me çaj 3-4 herë në ditë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Bernd Haynold – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=31905186

[cite]