Verri i zi

  Bimë, Bimë Mjekësore

Verri i zi

Verri i zi

(latinisht: Alnus glutinoza, familja Betulaceae)

Përdorimi:
Lëvoret e degëve të reja dhe gjethet e thara të verrit të zi shërbejnë si drogë. Droga përdoret për mjekimin e mukozës së pezmatuar të gojës; për ndalimin e hemorragjisë nga mishrat e dhëmbëve; për shpëlarje vaginale kundër leukoresë. Lëvorja përdoret dhe në rast djegiesh.

Përgatitja:
2 lugë kafeje me drogë të grimcuar hidhen në 1 gotë ujë dhe zihen 5 minuta. Lëngu përdoret për gargarë, për larjen e sipërfaqeve të dëmtuara etj. Droga ruhet për 2 vjet.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Letrek – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=280663


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Verri i zi":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/verri-i-zi-2
"Verri i zi," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018