A do të kthehen më akujt

Akujt mund edhe të kthehen. Një ulje e temperaturës mesatare të gjysmërruzullit verior në masën 10 gradë do të mjaftonte që brenda disa qindra vjetëve akujt të grumbulloheshin dhe të mbulonin sërish qytete të tilla si Parisi, Londra, Nju-Jorku etj., e bile të zbrisnin edhe më në jug. Sidoqoftë, një gjë e tillë, ndonëse ka pak të ngjarë, nuk është e pamundur. Në qoftë se, përkundrazi, supozojmë se në vitet e ardhshme klima do të bëhet akoma më e butë dhe të gjitha akullnajat do të shkrijnë, është fare e qartë se do të kemi të bëjmë me një rrezik të barabartë me atë të një periudhe të re akullnajash, sepse rreth gjashtë milionë kilometra kub ujë gjenden në formë akullnajash. Vetëm shtresa polare e Antarktidës ngrihet rreth 3000 metra mbi polin dhe mbulon një sipërfaqe prej miliona kilometrash katrore.

Në qoftë se të gjithë akujt e Tokës do të shkriheshin, niveli i ujërave të oqeaneve do të ngrihej rreth 80 metra dhe do të përmbyste e do të shkatërronte të gjitha qytetet-porte të botës; përveç kësaj, një pjesë e madhe e zonave bregdetare do të zhdukeshin. Sado e çuditshme që mund të duket, ngrohja e zonave arktike do të shkaktonte një akullzim të ri; në të vërtetë, në qoftë se akulli, që tani mbulon Oqeanin Arktik, do të shkrihej, një sasi e madhe e ujit do të avullonte dhe lagështira e tepërt e ajrit do të shtonte sasinë e reshjeve të borës në Veri; në këtë mënyrë, do të ndodhte një zmadhim dhe zgjerim i shtresave akullnajore ekzistuese. Disa gjeologë mendojnë se akullzimi do të ketë ardhur pikërisht nga një shkak i tillë.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]