A ka ndonjë mendim

Shkencëtarët kanë më se njëqind vjet që po merren me studimin e vullkaneve. Vrojtuesit e Vezuvit dhe të malit Pele kanë zbuluar shumë të fshehta lidhur me aktivitetin vullkanik. Ndonëse shpërthimet nuk kanë ndodhur në periudha të veçanta, prapëseprapë specialistët e vullkaneve i kanë parashikuar nganjëherë rreziqet, duke u shpëtuar jetën shumë njerëzve.

Shenjat e një rreziku thuajse të sigurt janë lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmeteve në afërsi të një vullkani. Hedhjet e tokës tregojnë se shtresat e kores ndodhen në gjendje zhvendosjeje. Kjo mund të jetë shenjë e formimit të grykave të reja për magmën që ngjitet nëpër të çarat ose e rritjes së presionit nëntokësor. Puset e këtyre zonave mund të thahen, gjë që tregon se çarjet e nëndheshme i detyrojnë ujërat të rrjedhin më në thellësi. Uji, duke arritur në shkëmbinjtë e tejnxehur që ndodhen shumë thellë, shndërrohet në avull, i cili mund ta rritë presionin deri në atë masë sa të shkaktojë tërmete. Lava që del nga një vullkan me aktivitet të paktë në këtë periudhë, mund të studiohet me qëllim që të sqarohet se çfarë ndodh në thellësitë e tejnxehura të Tokës. Shpërthim mund. të pritet, gjithashtu, edhe nga ndryshimet magnetike në tokat e këtyre zonave.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]