Historia e një graniti

Granitet janë kristale të një minerali shumë të fortë me ngjyrë të kuqërreme, që diktohet me lehtësi midis shkëmbinjve £ë tipave të ndryshëm ose midis mbeturinave shkëmbore. Formimi i graniteve është një shembull tipik i metamorfizmit. Një lumë i madh, i cili depoziton në deltën e tij grimca argjile, me kalimin e kohës do të formojë një shtresë argjile, që do të ngurtësohet. Në rast se delta ulet dhe pastaj ngrihet përsëri dhe bëhet në fillim tokë dhe më vonë mal, rrudhosja bën që mbi argjilën të ushtrohet një shtypje e madhe. Pak nga pak kokrrizat e mineralit renditen duke u vendosur në një kënd të drejtë përkundrejt forcës shtypëse dhe formojnë një pllakë, nga ato pllaka që ne shpesh i përdorim fjala vjen për të shtruar rrugët.
Me kohë pllakat shndërrohen në një lloj shkëmbi vezullues i cili, për shkak të nxehtësisë dhe të presioneve të larta, shndërrohet nga ana e tij në shist, një shkëmb i fletësuar që mund të përmbajë shumë mikë. Më në fund, nën veprimin e mëtejshëm të presionit, shistet kthehen në gneis. Gneiset kanë një pamje të hullizuar dhe përmbajnë shumë lloje mineralesh, ndërmjet të cilave hasen nganjëherë edhe granite të bukura, që mund të quhen si gurë gjysmë të çmuar. Por proceset që shkaktojnë shndërrimet e elementëve të natyrës dhe të lëndëve të përbëra prej tyre janë shumë më të ndërlikuara nga sa kemi mundësi të themi në këto pak rreshta. Granitet që gjejmë në ndonjë shpellë ose në anë të rrugës, mund të kenë pësuar një proces shndërrimi që ka zgjatur një miliard vjet Dukuria, në sajë të së cilës një masë argjile mund të shndërrohet në granit, nuk është veçse një shembull i atyre shndërrimeve që ndodhin çdo ditë në shtresat shkëmbore që shtrihen ndën këmbët tona. Guri gëlqeror shndërrohet në mermer, në një gur më të fortë të përbërë prej kristalesh Hiri vullkanik, ashtu si argjila, shndërrohet në mikashiste. Aty-këtu, në zona shumë të thella, qymyri shndërrohet në diamant. Kokrrizat e kuarcit të gurëve ranorë janë tepër të forta dhe mund të përballojnë presione dhe temperatura shumë të larta pa pësuar ndryshime; prapëseprapë, shkëmbi në tërësi mund të shndërrohet. Uji mund të depërtojë aty duke sjellë me vete lloje të shumta mineralesh që shkaktojnë çimentimin e grimcave të kuarcit kështu që shkëmbi, kur copëtohet, nuk çahet sipas hapësirave ndërmjet kokrrizave, por copëtohen vetë kokrrizat, sepse guri ranor tashmë është kthyer në kuarcit. Guralecët prej kuarci të një shkëmbi konglomerat, mbi të cilin është ushtruar shtypje, mund të zgjerohen dhe të pësojnë thyerje. Kristalet e kuarcit synojnë të zhvendosen nga një vend me shtypje të lartë në një vend me shtypje më të ulët, ku formojnë kristale të reja. Të njëjtën metamorfozë pëson edhe graniti kur kthehet në gneis. Te qymyri mund të shohim qartë atë çka mund të bëjë nxehtësia dhe shtypja. Mbeturinat nëntokësore të bimëve mund të shndërrohen në qymyr, që digjet me lehtësi, sepse përmban disa. gaze, por kur qymyri gjendet në shtresat shkëmbore të ripalosura, gazet në këtë rast mungojnë. Si pasojë e shtypjes së palave është formuar një lloj tjetër qymyri: antraciti. Atje ku shtypja ka qenë tepër e madhe, antraciti është shndërruar në grafit, një lëndë e përbërë nga karbon i pastër, por jo i djegshëm. Magma që ngjitet nga thellësia me një temperaturë. shumë të lartë, ushtron një shtypje mbi shkëmbinjtë që has rrugës, të cilët pjesërisht shkrihen dhe përzihen. me magmën. Magma mund t’i shkrijë shkëmbinjtë vetëm kur bie në kontakt me ta, por nxehtësia që lëshon ajo mund të përhapet ndërmjet shtresave shkëmbore dhe, me ndihmën e shtypjes, mund t’i shndërrojë këto. Rreth e qark magmës, nga e cila është shndërruar, shkëmbi formon një kurorë, kështu që, kur identifikojmë një rrip ose një damar horizontal, mund të gjejmë me siguri edhe një kurorë. Ekzistojnë lloje të ndryshme shkëmbinjsh që, vetëm për të qenë në kontakt me njëri-tjetrin, e ndryshojnë natyrën e tyre kimike. Në të vërtetë edhe shkëmbinjtë, si të gjitha lëndët e tjera, janë të përbërë nga grimca shumë të vogla, të quajtura atome, të cilat, edhe kur shkëmbi duket krejtësisht kompakt, lëvizin brenda tij me shpejtësi të madhe, Herë pas here ndonjë grimcë çlirohet dhe kalon në shkëmbin fqinj, ku mund të bashkohet me grimca të tjera që janë në lëvizje. Me kohë, këto atome endacake mund të formojnë minerale të reja. E ashtuquajtura mburojë e çdo kontinenti është e përbërë nga shkëmbinj metamorfikë. Në vendet ku vargmalet kanë pësuar një gërryerje të thellë, zbulohen shtresa të gjata shkëmbinjsh të tillë.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]