Në gjurmët e jetës parahistorike

Në gjurmët e jetës parahistorike

Trupi i pothuaj të gjithë organizmave të gjalla fillon e dekompozohet e shpërndahet me shumë shpejtësi pas vdekjes së tij. Mundësia që një kafshë ose një bimë e veçantë të mund të ruhet në formë fosili, në tërësi mund të jetë një në një milion. Megjithatë, fosilet e përfshira në shkëmbinjtë fundërresorë janë nga më të ndryshmet. Fundet e vjetra detare varrosën jo vetëm trilobitit dhe molusqet, por të gjitha llojet e bimëve detare, peshqit e ndryshëm, akrepat, krimbat, zvarranikët e detit, koralet dhe format e tjera të jetës, me miliarda; specie akoma edhe sot të njohura si edhe specie të zhdukura prej një kohe të gjatë.
Shtresat e formuara nga liqenet e lumenjtë, si dhe nga rëra e shkretëtirave e transportuar nga era, kanë dëmtuar fosile të bimëve të para tokësore e të zogjve të parë, të amfibëve të parë, të zierëve e të dinozaurve, të indekteve e të sisorëve. Shumë fosile janë gjurmë të thjeshta të trupit, të lëkurës, të kockave ose të guaskave të një kafshe; të pakta janë ato fosile që përmbajnë pjesë të forta të kafshëve të para, domethënë kocka dhe guaska. Disa fosile tregojnë akoma edhe sot strukturën e tyre bimore ose shtazore. Uji, duke depërtuar në indet e trupit të tyre, i ka mbushur ato pak nga pak me lëndë minerale. Shumë fosile kanë pamjen e stampave, zgavrat e të cilave, të lëna nga bimët ose kafshët e zhdukura, janë të mbushura me copëra shkëmbore. Disa fosile të tjera nuk janë veçse gjurmë të dobëta ngjyre në shkëmbinj, që mund të njihen vetëm nga specialistët. Në shtresat e holla të brendshme të lëndës së zezë zbulohen disa argjiloza të çara; është qymyri, i formuar nga dekompozimi i bimëve dhe i kafshëve. Në ndonjë shkëmb fundërresor nuk ka fosile ose ka shumë pak. Një gur ranor, i formuar në ujë të ëmbël para se jeta të ekzistonte jashtë detit, nuk mund të përmbajë fosile, edhe pse mund të shfaqë karakteristikat e valëzuara të krijuara nga lëvizjet valore në bregdet. Në një shkëmb gëlqeror fosilet mund të mungojnë sepse ndodh që ato të jenë shkatërruar nga veprimi i ujit, i nxehtësisë e i presionit.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]