Një pyetje ngacmuese
Në të gjitha Zonat e Tokës, syri vrojtues i gjeologut sheh rezultatet e lëvizjeve të kores së Tokës, por në asnjë vend nuk gjen një shpjegim me të vërtetë të kënaqshëm të forcave që janë edhe tani shkaktare të këtyre lëvizjeve. Njerëzit e lashtë besonin se në brendësi të rruzullit tokësor kishte zjarr (dhe me këtë teori përpiqeshin të shpjegonin aktivitetin vullkanik), ose ujë (kështu shpjegohej prejardhja e burimeve dhe e lumenjve), ose erë (e cila, sipas tyre, duhej të ishte shkaktarja e tërmeteve dhe e shpërthimeve vullkanike). Në çdo rast, kur nuk dinin ti jepnin shpjegim ndonjë dukurie, ata quanin shkaktarë shpirtrat e nëntokës.
Në të vërtetë, shkaqet e trazimeve të Tokës ishin kaq të errëta, sa nuk duhet tu vëmë edhe shumë faj të parëve tanë për hipotezat e tyre, që ishin kaq larg së vërtetës. Në lidhje me shkaqet e lëvizjeve të kores së Takës shkenca vazhdon të hedhë edhe sot hipoteza shumë më të pasigurta sesa për dukuritë e tjera gjeologjike.