Përgjatë buzëve të kontinenteve

Përgjatë buzëve të kontinenteve

Dikur mendohej se oqeanet kishin mbushur gropa me funde, pothuajse të rrafshëta. Përkundrazi, siç dihet sot fare mirë, peizazhet detare janë shumë të ngjashme me ato tokësoret, me malet e tyre, me luginat, me rrafshirat, me rrafshnaltat, me grykat, me vullkanet e deri me «lumenjtë», domethënë me rrymat e shpejta të thella. Tashmë detarët i njohin platformat kontinentale. Këto platforma të gjera, me pjerrësi të vogël, zbresin që nga bregdetet e deri në thellësi rreth dyqind metra dhe kanë një pjerrësi 6 metra për kilometër. Përtej këtij kufiri, pjerrësia rritet në mënyrë të menjëhershme, me një mesatare që ndryshon nga 50 deri në 100 metra për kilometër, duke rënë në fundet humnerore. Thellësia mesatare e fundit oqeanik është mbi 4000 metra, ndërsa lartësia mesatare mbi Tokë është 900 metra.
Kontinentet janë krahasuar me blloqet me trajta të parregullta të vendosura mbi fundet e oqeaneve. Por, siç do ta shohim, ky krahasim nuk qëndron për të gjitha rastet

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]