Shtrati i lumit

Një lumë që rrjedh me shpejtësi afro një kilometër në orë, është në gjendje të mbartë grimca rëre dhe të rrokullisë mbi fundin e tij guralecë në madhësinë e zareve prej qelqi; po qe se ai do të rrjedhë me shpejtësi dy kilometra në orë, do të jetë në gjendje të mbartë në largësi të vogla gurë zalli dhe të rrokullisë mbi fundin e tij gurë të mëdhenj sa një top pingpongu. Në qoftë se shpejtësia e tij rritet deri në katër kilometra në orë, atëherë ky lumë do të ishte në gjendje të mbartte gurë më të mëdhenj dhe të rrokulliste gurë akoma më të mëdhenj, afërsisht sa një portokall. Prej këndej rrjedh se me rritjen e shpejtësisë së rrjedhjes së lumit, rritet së tepërmi edhe aftësia e lumit për të mbartur materialet që ndodhen në fundin e tij. Kjo është e fshehta e lumenjve, e fshehta e forcës së tyre për të gërryer fundin e shtratit dhe për të ndryshuar peizazhin rreth e rrotull.

Uji, duke rrjedhë, ushtron një forcë shtypëse mjaft të madhe, por ai vetë nuk do të ishte në gjendje të gërryente, Këtë punë e kryejnë kryesisht mbeturinat e shkëmbinjve të shkatërruar, që ai merr me vete. Ashtu si njeriu, që përdor limën për të ngrënë çelikun, ashtu edhe lumenjtë përdorin rërën, guralecët dhe gurët për të gërmuar shtratin e tyre. Në këtë mënyrë, mbeturinat e shkëmbinjve kryejnë rolin e limës. Në të njëjtën kohë uji ngjesh, gërryen dhe merr me vete material nga fundi dhe anët e shtratit dhe, veç kësaj, ai tret edhe kripërat minerale të shkëmbinjve dhe të baltës. Ndërkohë forca e rëndesës i çon drejt fundit të shtratit materialet e shkëputura nga anët e shtratit duke rritur peshën që ushtrohet mbi fundin, i cili thellohet e zgjerohet dalëngadalë.

Një shtrat lumi i përbërë prej shkëmbinjsh të fortë, si graniti, mund të thellohet vetëm disa centimetra në njëqind vjet. Ndërsa një shtrat prej shkëmbinjsh të butë, si argjila, mund të thellohet një gjysmë metri brenda disa muajve. Ngarkesa që mbart lumi —rëra, guralecët dhe gurët — nuk është gjithë kohën në lëvizje. Materiali që mund të mbartë një lumë varet nga shpejtësia e rrjedhjes. Gjatë stinës. së thatë rryma ka fuqi të vogël dhe mbeturinat shkëmbore më të rënda zhyten në fund të shtratit, ku mund të formojnë të ngritura dhe ishuj. Në periudhën e shirave dhe në kohën e shkrirjes së dëborës një pjesë e madhe e këtyre mbeturinave ngrihet përsëri. Në rast se lumi vërshon jashtë shtratit, një pjesë e mbeturinave mbartet në fushat përqark, ku formohen të ashtuquajturat fundërresa lymore.

Në rast se shtrati i lumit është i ngushtë dhe i mbushur me shkëmbinj, gurët dhe guralecët nuk mund të rrokullisen lirisht, por pavarësisht nga pengesat që i dalin përpara, uji vazhdon punën e vet. Herët a vonë, me ndihmën e procesit të erozionit që ndodh në fund, në shtrati i e lumit, uji i lëviz dhe i zhvendos tutje bile edhe shkëmbinjtë e mëdhenj që pengojnë rrjedhjen e tij.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]