Tërmetet e nënujshme

Në qoftë se tërmeti ndodh në fundin e detit, ky shkakton ngritjen ose uljen e masave të mëdha të ujit. Valët ecin me shpejtësi 700 deri në 800 kilometra në orë. Ato mund të jenë të larta vetëm pak dhjetra eentimetra, por janë të gjata nga 100 deri në 600 kilometra dhe, si rrjedhim, përmbajnë shumë më tepër ujë se valët e krijuara nga era. Vala është aq e ulët sa nuk vihet re nga anijet që lundrojnë mbi to, të paktën nga ato anije që nuk janë të pajisura me instrumente të përshtashme për të paralajmëruar këto shfaqje.
Kur kjo sasi jashtëzakonisht e madhe uji arrin në tokë, ajo vepron si një shkatërruese vigane, duke rrënuar e duke i fshirë nga faqja e dheut portet dhe ishujt e ulët. Shkatërrimet e shkaktuara nga tërmetet e nënujshme kanë qenë gjithmonë të tmerrshme dhe kanë bërë dëme shumë të mëdha në ishujt e Paqësorit, në ishujt japonezë dhe në ata të Indonezisë. Kur shpërtheu vullkani i Krakatoes në vitin 1883, u shkaktua një tërmet i nënujshëm i tmerrshëm, ku vala arriti përpjesëtime të jashtëzakonshme. Muri i ujit, që u sul mbi ishujt Java dhe Sumatra, ishte njëzet deri tridhjetë metra i lartë dhe përfshiu 30.000 njerëz. Gjatë një tërmeti të nënujshëm që ndodhi në afërsi të Lisbonës në vitin 1755, u përplas mbi pjesën më të ulët të qytetit një valë me lartësi 15 metra. Edhe në tërmetin e Mesinës në vitin 1908 u krijua një valë e lartë 11 metra. Në vitin 1960 një varg tërmetesh në tokë dhe tërmetesh të nënujshme, që ranë gjatë brigjeve të Kilit, shkaktoi vdekjen e shumë miliona njerëzve. Vala e një tërmeti të nënujshëm mund të lundrojë për mijëra kilometra. Valët që u krijuan afër brigjeve të Perusë si pasojë e lëkundjes së vitit 1877, lundruan për 16 000 kilometra dhe arritën në Japoni për rreth 21 orë. Në fund të lundrimit ato ishin dy metra e gjysmë të larta. Fatmirësisht tërmeti i nënujshëm ndodh gjithmonë pas një paralajmërimi. Tamam si uji që s’mbrapset nga bregu i detit dhe afrohet përsëri kur kemi të bëjmë me një dallgëzim normal, kështu s’mbrapset ai edhe para se t’ia behi tërmeti i nënujshëm. Por në këtë rast sasia e ujit që s’mbrapset është jashtëzakonisht e madhe, sikur deti të ulej nga zbatica brenda një ose dy minutash. Pastaj vjen valëzimi vigan.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]