ÇAMËRIA


ÇAMËRIA
✤ Krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve; shtrihet gjatë Bregdetit Jon dhe zgjerohet në L deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga V ka kufi lumin Pavël kurse në J Gjirin e Prevezës, rripi i saj V me qendër Konispolin bën pjesë në RPSSH, pjesa tjetër, me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të v. 1913 (shih) i përket shtetit grek. Qendrat e banuara kryesore të Ç. janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi dhe Parga që gjenden jashtë kufijve shtetërorë; 7 fshatra yjenden brenda kufijve të RPS të Shqipërisë,:£Se qendër qytetin e Konispolit. Emri çam lidhet me emrin antik të l.Thyamis (Kalamas) që e përshkon. Në kohën antike Ç. ishte banuar prej fisit ilir të tesprotëve (shih); historia e saj bën pjesë në historinë e Epirit (shih) antik; me të kaloi nën sundimin e Romës ahe të Perandorisë Bizantine; në fillim të shek.XIII ishte pjesë e Despotatit të Epirit (shih), kurse në gjysmën e dytë të shek.XIV bënte pjesë në despotatin shqiptar të Artës (shih). Në shek.XV u hë shesh i luftës kundër vërshimit osman, nën udhëheqjen e feudalëve të familjea Zenevisi: njëri prej këtyre, Simon Zenevisi ishte bashkëluftëtar i Skënderbeut. Nën sundimin osman Ç. bënte pjesë në sanxhakun e Belvinës si ahe të Janinës dbe u bë shesh i kryengritjeve antiosmane në sbek.XVI e fillim të shek.XVII. Në shek.XVIII filloi islamizimi me dhunë i një pjese të mirë të popullsisë. Një pjesë e popuilsisë së Sulit (shih) dhe të Pargës,. për t’i shpëtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur në ishujt eGreqisë. Edhe në Ç. u përforcua në shek.XVIII pushteti ekonomik i feudalëve çifligarë vendas, të eilët u bënë faktor politik me rëndësi në luftën për pushtetin lokal, derisa Ç. ra nën sundimin e Ali pashë Tepelenës, sundimtarit të pashallëkut të Janinës. Në vitet 1820-1850 Ç. u përfshi në kryengritjet e mëdha antiosmane; më 1854 dhe 1877 inkursionet e bandave të andartëve grekë u pritën me armë në dorë nga popullsia. Degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Ç. morën pjesë në luftën e përgjithshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e paprekshmërisë dhe tërësisë së trojeve amtare. Gjatë kryengritjeve shqiptare të dhjetëvjeçarëve të parë të shek. XX Ç. ka qenë fushë veprimi e çetave patriotike dhe e një vargu komitetesh kombëtare.. Gjatë Luftës ballkanike 1912-1913 (shih) në Ç. vërshuan trupat greke; në ndihmë të popullsisë vendase që kishte rrokur armët, nga qeveria e Vlorës u dërguan forca ushtarake, por vendimi i Konferencës së Amhasadorëve ia kaloi Ç. shtetit grek. Pas Luftës I Botërore, qeveritë e ndryshme greke shpërngulën me forcë me mijëra hanorë të popullsisë shqiptare myslimane për në Turqi, me pretekstin se për shkak të fesë së tyre ishin turq. Në fund të Luftës II Botërore masat e terrorit dhe të shtypjes që u morën kundër popullsisë vendase, shtrënguan rreth 25.000 çamë myslimanë të largoheshin nga vendlindja për të kërkuar strehim në territorin e RPSSH.

Banorët e Ç. janë marrë më tepër me bujqësi dhe blegtori. ka qenë e zhvilluar edhe kultura e ullirit dhe e agrumeve. Vendbanimet kanë qenë të grumbulluara me shtëpi një e dykatëshe, të ndërtuara kryesisht prej guri. Nga pikëpamja gjuhësore-etnografike çamët lidhen me popullsinë shqiptare të Jugut. Çamërishtja ruan elemente të vjetra fonetike si p.sh. grupet kl, gl, zanoren i në vend të y-së ‘etj., të cilat i gjejmë edhe te autorët e vjetër shqiptarë dhe te arbëreshët. Ve~sh;= pop-aHore e burrave të të dy feve ka qenë knsttEii me fustanellë, që më vonë (fundi i sheVriilif të kaluar) u zëvendësua me veshjen e poturere. Gratë myslimane janë veshur me fustane e tmnaoa. Këngët janë polifonike, gratë këndojnë edhe në homofoni. Vallet çame, sidomos ato të bnrrave, janë të përmendura. Disa valle çame janë përhapur edhe tek grekët dhe njihen me emrin tçamikos.

(I.H.-A.Do.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çamëria


[cite]