PREFEKTURA


PREFEKTURA
✤ Njësia më e madhe e ndarjes administrative e tokësore në Shqipëri para Çlirimit që kishte si qendër një qytet kryesor. Ndarja e parë administrative e tokësore u bë me Statutin Organik të Shqipërisë (1914). Gjatë periudhës së monarkisë zogiste Shqipëria ndahej në nëntë prefektura. Çdo prefekurë ndahej në nënprefektura, të cilat ishin 39 dhe çdo nënprefekturë ndahej në komuna. (Sipas ligjit «Mbi administratën. civile», të v. 1928).

Në krye të prefekturës ishte prefekti, i cili në periudhën e monarkisë zogiste emërohej nga mbreti. Të gjitha organet shtetërore lokale, me përjashtim të ushtrisë dhe të drejtësisë, ishin nën kontrollin e drejtpërdrejtë të tij. Prefektura dhe nënprefektuarat, si njësi administrative e tokësore në kuptimin gjeografik, u ruajtën në Sliqipëri pas Clirimit deri më 1951.

(A. Lu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Prefektura


[cite]