ÇLIRIMI I SHQIPËRISË
✤ (1944). Dëbimi i pushruesve nazistë gjermanë nga gjithë territori I vendit dhe përfundimi fitimtar i Luftës ANÇ. U realizua më 29 nëntor 1944 kur forcat e UNÇSH , çliruan Shkodrën, qytetin e fundit qa ndodhej nën kontrollin e pushtuesve nazistë gjermanë dhe të veglave të tyre. 29 nëntori është ngjarja më e shënuar në historinë e popullit shqiptar, pasi kuçorëzoi me fitore luftërat e tij shekullore hefoike për liri, pavarësi e progres shoqëror dhe i hapi rrugën epokës së re të socializmit.
Ç. i Sh. u arrit krejtësisht me forcat e veta, me luftën heroike të ushtrisë dhe të popullit shqiptar, të udhëhequr nga PKSH (sot PPSH) me sh. Enver Hoxha në krye, pa qenë nevoja që në territorin e saj të shtrinin veprimet luftarake forcat ushtarake të koalicionit antifashist ose të popuive të tjerë që ishin ngritur në luftë kundër fashizmit. 29 nëntori (shih) është festë kombëtare. Periudha që nga kjo datë emërtohet pas Çlirimit.
(Xh.Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Çlirimi I Shqipërisë
[cite]