ÇIFTI I NËNTË
Nervi i nëntë quhet edhe nervi i gjuhës dhe i faringut, sepse ky nerv në fakt ndahet në dy degëzime, njëra prej të cilave shkon në gjuhë dhe tjetra në faring.
Nervi i nëntë është i përbërë nga fije nervore ndjesore dhe motore. Fijet nervore ndjesore lidhin me trurin receptorët e shijes së mukozës së gjuhës, ndërsa fijet nervore motore lidhin me trurin muskujt e faringut, një pjesë të muskujve që formojnë zërin tonë.
Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "ÇIFTI I NËNTË," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/%c3%a7ifti-i-n%c3%abnt%c3%ab.