Bubullima është zhurma e shkaktuar nga rrufeja. Kjo zhurmë e madhe nuk është e rrezikshme, sepse arrin në veshët tanë mbasi ka rënë rrufeja. Bubullima është zhurma e shpërthimit të shkaktuar nga rrufeja. Rrufeja është një shkarkim elektrik prej disa milionë voltësh, prandaj ajo prodhon nxehtësi shumë të madhe gjatë rrugës ku kalon. Ajri nxehet së tepërmi, e rrit vëllimin në mënyrë të menjëhershme dhe kështu ndodh shpërthimi. Zhurma e shpërthimit vjen në tokë, kthehet mbrapsht dhe përplaset te retë. Kështu shkaktohet një gjëmim i gjatë, që arrin në veshët tanë pak kohë pasi kemi parë rrufenë. Kur rrufeja bie shumë afër, zhurma është e thatë dhe e fuqishme si zhurma e një plasjeje ose e një qitjeje me top.
[cite]