GALAKTIKA

(qielli)

Dielli dhe Toka jonë i përkasin një bashkësie yjsh dhe planetësh që formojnë Galaktikën tonë. Larg në qiell ekzistojnë edhe bashkësi të tjera yjsh e planetësh. Shumë nga këto galaktika janë tepër larg dhe ne nuk i shohim dot me mjetet e sotme. Numri i tyre është i pafund. Gjithësia përbëhet nga një numër i pafund galaktikash, shumica e të cilave gjenden më shumë se një miliard vjet-dritë larg sistemit tonë diellor. Të gjitha ato kanë përmasa shumë të mëdha, njëlloj si galaktika në të cilën ndodhemi ne dhe që përfshin të paktën njëqind miliard yj e planetë. Diametri i galaktikës sonë është 100.000 vjet-dritë dhe Dielli ynë gjendet më se 30.000 vjet-dritë larg qendrës së saj. Këto largësi janë kaq të mëdha sa është vështirë t’i përfytyrosh.

Qielli – Deti – Toka

[cite]