ÇMIMI I REPUBLIKËS


ÇMIMI I REPUBLIKËS
✤ Një nga stimujt më të lartë në RPSSH, që i jepet një autori a grupi autorësh për vepra të shquara shkencore, për shpikje e racionalizime që i kanë dhënë hov zhvillimit të prodhimit, si dhe për vepra letrare e artistike. U vendos me dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, dt. 27.9.1951 (shfuqizuar me dekretin dt. 12.12.1969, ndryshuar me dekretin dt. 29.6.1981). Ç. i R. jepet nga Komiteti i Çmimeve të Republikës pranë KM sipas kritereve të caktuara. Fituesit të Ç. të R. i dorëzohet diploma dhe shenja e nderit. Ç. i R. ka tri shkallë. Shenja e nderit e Ç. të R. të shkallës I është prej argjendi e larë me ar; e shkallës II prej argjendi me basoreliev të larë me ar dhe e shkallës III prej bronzi me basoreliev të larë me argjend.

(I.E.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Çmimi I Republikës


[cite]