Çetirët

shqiptar ortodoks Çetirët e kishin origjinën nga Grabova dhe mbiemri i tyre fillestar ka qenë Katro. Çetirët kanë qenë vllehë dhe kanë zhvilluar aktivitetin e tyre nëpër kishat e Beratit dhe të Myzeqesë. Ata kanë pikturuar afresket e kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në kalanë e Beratit, si dhe nëpër fshatrat e Myzeqesë: Karavasta, Toshkëz, Krutje e Sipërme, Fier, Vanaj, Strumë, Bishtqethëm, Kadipashaj etj. Joani dhe i vëllai Gjergji kanë qenë bashkëkohës të Kostandin dhe Athanas Zografit. Ata kanë pikturuar afresket e kishës së Shën Kollit në Vanaj, ndërsa vëllezërit Zografi ikonat e ikonastasit të kishës. Ikonografët grabovarë të familjes Çetiri kanë pikturuar edhe shenjtorët që kanë vepruar në Shqipëri, Nikodhimin e Beratit, Gjon Vladimirin etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Gazmend Muka, Art’thënia bizantine tek Çetirët, Afërdita, Tiranë 1999.

Besimi — Ortodoks

[cite]